Gjyqi i Johnny Depp kundër ish-gruas së tij, Amber Heard, mori vëmendje të madhe së fundmi me shfaqjen e një gruaje e cila mbante një fëmijë në dorë dhe bërtiti në drejtim të aktorit: “Ky fëmijë është i yti”.
Shpërthimi e të bërtiturat e gruas së paidentifikuar erdhën gjatë një pushimi në momentin kur avokatja Pennet Azcarate u largua nga salla e gjyqit.
“Johnny, të dua. Shpirtrat tanë janë të lidhur”, bërtiti gruaja.
Foto: EPA
Depp thjesht u kthye nga ajo, buzëqeshi dhe te përshëndeti me dorë – siç ka bërë shpesh gjatë momenteve të çuditshme të gjyqit, i cili hyn në javën e shtatë të martën, sipas Laë & Crime.
Gruaja më pas mbajti fëmijën dhe pretendoi se Depp ishte babai i foshnjës në fjalë, derisa u shoqërua që të largohej nga salla.
Kjo shkaktori pak bujë në sallën e gjyqit që duhej më pas të qetësohej.
Sipas një gazetari të Laë & Crime , gruaja më vonë tha se po bënte shaka.
Foto: YouTube
Gjatë gjithë kësaj kohe të gjyqit të tyre ka pasur dëshmi të shumta e nga më të ndryshmet nga palët.
Dëshmitarët e rastit njëherësh persona të afërt të çiftit kanë rrëfyer shumë detaje si për Amber e po ashtu edhe për Depp.
Foto: YouTube
Ky i fundit këtë kohë u akuzua për një lidhje dashurie me avokaten Camille Vasquez, me të cilën u panë në disa momente interesante bashkë.
Megjithëse, një ekspert i gjuhës së trupit tha se gjithçka ishte e qëllimshme vetëm për të tejkaluar gjyqin kundrejt Heard.
/abc24.al/