Pas ndarjes nga e fejuara, Liam Payne bën daljen e parë në publike me partneren e re Aliana Mawla

0
Pas ndarjes nga e fejuara, Liam Payne bën daljen e parë në publike me partneren e re Aliana Mawla
Gjigandi

Liam Payne bëri daljen e tij të parë publike me të dashurën e re Aliana Mawla të hënën (23 maj), disa javë pas ndarjes nga e fejuara, Maya Henry.

Ish- ylli i One Direction ishte krah për krah me bruneten tërheqëse, e cila ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me ish të fejuarën e tij, pasi mbërriti në aeroportin Heathrow atë mëngjes.

Çifti i ri u panë teksa kalonin terminalin pas një fluturimi plot ngjarje nga Los Angeles, shkruan

DailyMail.

RonaTyra

E dashura e re e artistit u dallua me një bluzë të bardhë dhe të shkurtër, teksa u kap për krahun e tij.

Ajo i shtoi ‘look’-ut të saj me një palë pantallona të lirshëm dhe atlete të bardha, ndërsa çanta Chanel e gjelbër që mbante në dorën i dha një pamjeje të relaksuar.

Duke ecur së bashku me të dashurën e tij, Liam u pa i veshur me një bluzë të zezë të lirshme dhe tuta sportive të bashkuara me një palë atlete vrapimi të bardha të freskëta.

Dyshja u përpoqën të mbanin duart larg njëri-tjetrit ndërsa prisnin bagazhin e tyre, megjithatë Liam hodhi krahun mbi shpatullat e modeles brune.

MailOnline konfirmoi ekskluzivisht se Liam dhe Maya u ndanë për një kohë të pacaktuar muajin e kaluar pasi më parë anuluan fejesën e tyre në qershor 2021 – vetëm për të rindezur romancën e tyre dy muaj më vonë.

Lajmi për ndarjen erdhi vetëm disa orë pasi fotot e këngëtarit ku shihej me krahët e tij të mbështjellë rreth modeles amerikane Aliana, 24 vjeç, u shfaqën në një llogari të fansave në Instagram së bashku me imazhe të tjera të çiftit të kapur për dore.

Zeshkania, e cila numëron 300,000 ndjekës në Instagram, ishte pjesë e videoklipit të 2018 të Liam për bashkëpunimin e J.Balvin, “Familiar”.

Për të konfirmuar romancën e tyre të re, Aliana që atëherë ka postuar disa foto romantike të çiftit së bashku.

Më parë, Liam ishte në lidhje me Cheryl Cole, 38 vjeç, por çifti u nda në vitin 2018 pas një romance dyvjeçare e gjysmë dhe bashkë kanë një fëmijë.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu