Gjyqtari nga Bilbao ka tetë vite që është pensionuar, teksa është kthyer të flas për kolegët e tij në La Liga.
Deklarata e tij e fundit ka shkaktuar shumë polemika në Spanjë, pasi ai ka zbuluar preferencat për kolegët e tij.
53-vjeçari ka thënë se shumica e gjyqtarëve në La Liga janë tifozë me Real Madridin.
“90 për qind e gjyqtarëve në La Liga janë tifozë me Real Madridin, ndërsa pjesa tjetër prej 10 për qind me Barcelonën”, ka deklaruar Eduardo Iturralde Gonzalez.
Kjo deklaratë e tij ka ngjallur reagime të mëdha nga tifozët e skuadrave të tjera në Spanjë.
Përveç kësaj ai deklaroi se në vitet e fundit të rinjtë janë bërë me Barcelonën duke parë sukseset e katalunasve nën epokën e Lionel Messit.
“Në përgjithësi 70 ose 80 për qind e popullatës janë tifozë me Real Madridin, por së fundmi të rinjtë janë bërë me Barcelonën duke parë sukseset nga Messi dhe Guardiola”, u shpreh Iturralde Gonzalez.
Shumë tifozë kanë reaguar nga deklarata e Gonzalez duke e vlerësuar atë si skandaloze, edhe pse ky i fundit tha se asnjë nga gjyqtarët nuk bëjnë gabime me tendencë edhe pse janë tifozë të Real Madridit.
“Gjyqtarët nuk bëjnë asnjëherë gabime me tendencë në kurriz të asnjë skuadre”, deklaroi Gonzalez.
Ish-gjyqtari i FIFA-s kishte bërë karrierë të gjatë 17 vjeçare, ku në vitin 1995 kishte debutuar në La Liga dhe u pensionua në vitin 2012.
Gonzalez ka gjykuar shpesh herë edhe në El Clasico, por ai në një deklaratë të mëparshme kishte thënë se është tifozë me Athletic Bilbaon, pasi është bask.