Nis shembja e objekteve të paligjshme në Ohër

0
Gjigandi

Mëngjesin e të premtes, në praninë e policisë, kompania e ndërtimit që ka fituar tenderin për shembjen e objekteve të paligjshme në Ohër, ka filluar shembjen e objektit të parë prej gjithsej 409 ndërtimeve pa leje të regjistruara në zonën e mbrojtur të Ohrit.

“Në fillim, do të rrënohen objektet për të cilët nuk ekzistojnë pengesa juridike dhe aksioni i rrënimit do t`i përfshijë të gjithë personat fizik ose juridik që kanë marrë vendim për mënjanimin e objektit të jashtëligjshëm dhe të njëjtët kanë vepruar konform vendimeve nga ana e inspektorëve të ndërtimit pranë Inspekoratit të Ohrit”
Gjatë një samiti të UNESCO-s, qeverisë së Maqedonisë së Veriut iu dha afat që deri në vitin e ardhshëm që të zbatoj të gjitha rekomandimeve që iu është dhënë në vitin 2017, duke llogaritur këtu edhe zgjidhjen e çështjes së ndërtimeve të egra.
Ministri i Diasporës, Edmond Ademi, kohë më parë, në një prononcim për Klan Maqedoni vlerësoi se në samitin e radhës të UNESCO-s Liqeni i Ohrit nuk do të hyjë në listën e zezë të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Kryetari Komunës së Ohrit Konstantin Georgievski kohë më parë kishte njoftuar se i gjithë procesi i ballafaqimit me ndërtimet e egra, mund të zgjasë dy vite, për shkak se për një pjesë të këtyre objekteve janë dorëzuar kërkesa për legalizim.
Është për të shënuar se ky vendim i autoriteteve nuk është shoqëruar me retorikën e ashpër partiake, pozitë-opozitë, që le të kuptohet se të gjithë janë dakord se nuk janë angazhuar sa duhet që Ohri të mbetet qytet, me gjithë thesarin e vet shumëshekullor nën mbrojtjen e UNESCO-s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu