Banorët e “5 majit” kanë protestuar që në orët e para të mëngjesit për të mbrojtur shtëpitë e tyre, të cilat priten të shemben nga IKMT, në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban.
Ato janë përplasur edhe me policinë, ku kanë qëlluar me shkopinj e gurë si dhe kanë hedhur shashka në drejtim të efektivëve.
Pavarësisht rezistencës së banorëve, fadromat e IMT-së, kanë ndërhyrë dhe po kryejnë procesin e shembjes së shtëpive.
Banorët e njësisë administrative numër 4 dhe numër 8 që preken nga ky plan, do të strehohen më tej në një bllok pallatesh që ndërtohet po te “5 maji”, ku do të jetojnë banorët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ata që i kap plani zhvillimor.
Shumica e banorëve kanë rëndë dakord dhe kanë filluar nënshkrimin e marrëveshjeve me Bashkinë e Tiranës për t’u pajisur me shtëpi, sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, nëpërmjet procesit të kompensimit përmes shkëmbimit, ndërsa një pjesë e tyre jo.
Sipas VKM-së, sigurohet se të gjithë banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re.