Nina Nana po t’përkuni, ki mu bë trajner, ekspert, gjyqtar, kontrollor, kryetar, njëshi im! Lum hendbolli e volejbolli…

0
Gjigandi

Hendbolli e volejbolli janë në krizë si në cilësi e si në kuadro!  Shumica e klubeve duhet të mendojnë seriozisht për të ardhmen e tyre. 

Shumica e klubeve duhet të mendojnë për anë profesionale dhe të rrisin nivelin e tyre! 

Është koha që secili klub të mendoj për anë profesionale dhe të krijojnë ekipet për shtigje të gjata, e jo garniturë secilit po i rrinë frizura apo kravata më mirë ose edhe shmikat më bukur! 

Është koha që të investojnë në kuadro të mirëfillta!  

Edhe Federata e Hendbollit e Kosovës dhe ajo e volejbollit, duhet të mendojnë edhe për hapa më konkret,  të investojnë në kuadro të trajnerëve, gjyqtarëve e kontrollorëve dhe jo të tallen me veten! 

RonaTyra

Sot jemi në kohë të pandemisë por edhe pse jemi në këtë kohë askush nuk na ndalon të bëjmë projekte afatgjate! 
Nuk na duhen më projekte dyjavore as mujore sepse hendbolli e  volejbolli meritojnë që të rriten dhe më shumë në cilësi.

Edhe klubet duhet të shikojnë nga përforcimi me sponsorët se tani ligji ua lejon dhe mos të rrijnë duarkryq e duke kukatur si sorrat e Sharrit.

Mjaft më at filozofinë bajate, si e përdorin disa me shaka: Nina Nana po t’perkuni, ki mu bë trajner, ekspert, kryetar, gjyqtar, kontrollor, njëshi im!  Sportisti lind dhe nuk bëhet me zor, si i kemi bërë me zor në 20 vitet e fundit dhe për atë jemi ku jemi, në bisht të çiftelisë. Kur bien qendrat e hendbollit e të volejbollit, mos kërkoni nivel në at vend që nuk ka pas kurrë sport!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu