Nicole Scherzinger vazhdon të sjellë poza ‘të nxehta’ për ndjekësit nga pushimet në Meksikë

0
Nicole Scherzinger vazhdon të sjellë poza ‘të nxehta’ për ndjekësit nga pushimet në Meksikë
Gjigandi

Nicole Scherzinger dukej e pabesueshme teksa u paraqit me bikini në disa poza të realizuara në jaht.

Ish-këngëtarja e grupit ‘Pussycat Doll’, 43 vjeçe, ngarkoi disa fotografi ‘të nxehta’ në Instagram, duke treguar figurën e saj të lakmueshme të trupit.

Nicole i habiti fansat e saj, teksa për të realizuar këto fotografi mori një sërë pozicionesh, shkruan

The Sun

.

RonaTyra

Foto: Nicole Scherzinger/Instagram

Fansat e këngëtares u tërbuan pas fotografive, duke mos i kursyer komentet e zjarrta për të.

Një prej tyre shkroi: “Kjo po i del jashtë kontrollit”.

Një tjetër pyeti: “Pse je kaq e bukur”, dhe një i tretë shtoi: “Mbretëresha”.

Foto: Nicole Scherzinger/Instagram

Nicole aktualisht është me pushime në Meksikë me të dashurin e saj Thom Evans dhe çifti së fundmi ndanë me fansat e tyre në rrjetet sociale një video gazmore në xhakuzi, ku të dy shiheshin duke kërcyer me rroba banje.

Interpretuesja e hitit “Don’t Cha”, Nicole, tregoi figurën e saj të bujshme të trupit teksa po festonte e veshur me bikini ngjyrë jargavani.

Foto: Nicole Scherzinger/Instagram

Ajo dukej e përsosur me rroba banje me bikini në stilin tanga, të cilat nxirrnin në pah të pasmet e saj të tonifikuara.

Ndërkohë, Thom mund të shihej duke kërcyer së bashku me të dashurën e tij, i veshur me pantallona të shkurtra të kuqe.

Nuk është çudi që Nicole po e shfrytëzon sa më shumë kohën e saj të lirë, pasi tabloidi britanik

The Sun

zbuloi se ajo është duke u rikthyer në muzikë si solo këngëtare.

Duke njoftuar rikthimin e saj, ajo tha gjatë një shfaqjeje intime në Los Angeles: “Kam bërë disa shkrime dhe kompozime së fundmi, duke punuar në këtë album”.

Nicole ka regjistruar tashmë disa këngë pas bashkëpunimit me një sërë këngësh të njohur.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu