Ngritja e çmimeve, dita e tretë e protestës në Shqipëri, Rama e quan përpjekje për të manipuluar …

0
Ngritja e çmimeve, dita e tretë e protestës në Shqipëri, Rama e quan përpjekje për të manipuluar …
Gjigandi

Një grup qytetarësh kanë dalë të protestojnë para Kryeministrisë për rritjen e çmimit të naftës. Pas protestës para kryeministrisë, qytetarët bllokuan për disa orë qarkullimin e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë si dhe në disa kryqëzime të tjera.

Bllokimi i bulevardit është bërë në mënyrë spontane dhe qytetarët kërkojnë që qeveria të ndërhyrjë për të ulur çmimin e naftës që tashmë ka arritur në 260 lekë për litër.

“Pasaporta ime lexon Republika e Shqipërisë, nuk lexon Partia Socialiste apo Partia Demokratike. Po na rrjepin, si mund të jetojmë me këto rroga? Shtrëngoni dhëmbët, ecni në këmbë thonë”, u shpreh një protestues.

Minimalisht sipas tyre duhet të ulen taksat për karburantin pasi rritja e çmimit të naftës me gati 50% në një javë, u ka vështirësuar jetën e përditshme.

“Do të qëndrojmë deri sa Rama të vijë këtu dhe të mos gënjejë. Kërkojmë që të ulen taksat dhe të ulen çmimet”, shprehet një qytetar, transmeton EuronewsAlbania.

RonaTyra

Sipas qytetarëve, Shqipëria është vendi më i varfër në Evropë dhe me çmimin më të lartë të naftës.

“E vetmja mënyrë është që të bllokojmë të gjitha rrugët, pasi me protestën para Kryeministrit nuk arrijmë dot gjë”, tha një tjetër protestues.

Nga ana tjetër, shumë drejtues të automjeteve i janë bashkuar protestës duke fikur makinat.

Në kryqëzimin pranë ish-hotel Dajtin policia ka ndërhyrë për të zhbllokuar rrugën duke e konfrontuar me protestuesit.

Nuk kanë munguar as incidentet ku një protestues është shoqëruar pasi ka goditur një automjet që ka tentuar të kalojë kryqëzimin.

Rreth orës 19:30 protestuesit u mblodhën në rrugën para Ministrisë së Brendshme duke bllokuar qarkullimin.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestat që po mbahen kundër rritjes së çmimeve në të gjithë vendin.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama thotë se nuk është populli, por pakica e zhurmshme në kërkim të rrëmujës. Sipas tij, protestat janë përpjekje e ulët e të njëjtave hije të së shkuarës duke iu referuar opozitës që e cilëson ndryshe si “dorën e nongratave të shpallur e të pashpallur”.

“Për kë e njeh dorën e nongratave të shpallur e të pashpallur, këto protesta janë një përpjekje e ulët e të njëjtave hije të së shkuarës për të manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën! Ky nuk është populli, por e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës!”

,

shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu