Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një reagim lidhur me situatën në Partinë Demokratike.
“Dorëheqja e Bashës e eliminon Berishën përfundimisht”,
shkruan Ngjela pasi Berisha nuk është më anëtar i Partisë Demokratike dhe nuk mund të marrë pjesë në Kongres.
Postimi i Ngjelës
Dorëheqja e Bashës e eliminon Berishën përfundimisht.
Pse?
Sepse për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokeatike duhet kongres. Në këtë kongres do të hidhen kandidaturat.
Por, që të hedhësh kandidaturën për kryetar në Partinë Demokratike, duhet domosdoshmërisht që të jesh anëtar i Partisë Demokeatike.
Sali Berisha nuk është më anëtar i Partisë Demokratike, sepse është përjashtuar nga Partia Demokratike në Kongresin e saj të fundit.
Dhe këtu mbyllet gjithçka për Sali Berishën; kurse Partia Demokratike e bën bashkimin e saj në Kongresin që do të zgjedhë kryetari e ri.
Kjo është situata.
Por, pikërisht për këtë. tani, Saliu nuk do ta godasë më Bashën.
Pse? Sepse ka frikë nëse Basha jep dorëheqjen, ngaqë i ndodh ajo që thamë më lart.
Po Basha?
Basha, duke dhënë dorëheqjen, do të hyjë në histori për likuidimin e Saliut nga skena politike e Partisë Demokratike, duke i bërë një shërbim të madh Shqipërisë.
Në fak, dorëheqja e tij, shpëton edhe të djathtën.
Por, a do ta japë Basha dorëheqjen?