Gazetari shqiptar: Arrestimi i Lilës bëri bujë për shkak të lidhjeve me Ramën

0
Gazetari shqiptar: Arrestimi i Lilës bëri bujë për shkak të lidhjeve me Ramën
Gjigandi

Mediat italiane i kanë publikuar disa përgjime të këngëtares së njohur shqiptare Elsa Lila, e cila është arrestuar për trafikim të drogës, ku sipas raportimeve, Lila kujdesej për financat e grupit kriminal italian.

Gazetari nga Shqipëria, Artan Hoxha, ka thënë që ky është një lajm i keq, për atë se çfarë përfaqëson Elsa Lila si këngëtare.

“Ajo është një nga artistet më të mira në 30 vitet e fundit dhe është një artiste që ka performuar në Sanremo e ka përfaqësuar Shqipërinë atje. Prandaj ka pasë shumë vëmendje nga mediat, për shkak se ajo është një artiste shumë e njohur dhe kjo që i ka ndodhur e ka vënë atë në qendër të vëmendjes. Mbase edhe më tepër nga se ç’është ajo e përfshirë në këtë histori”.

Megjithatë, Hoxha tha se nuk është hera e parë që në Shqipëri, artistët kapen duke trafikuar lëndë narkotike.

Ai tha që edhe përfshirjet në jetën politike e kanë bërë Lilën që të jetë në qendër të vëmendjes, duke e përmendur edhe lidhjen me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

RonaTyra

“Është një lajm që në Shqipëri ka bërë shumë bujë dhe gati sa e ka spostuar vëmendjen nga ngjarjet tjera që janë vërtetë thelbësore në Shqipëri. Ka tërhequr shumë vëmendje edhe për shkak se jo thjesht ajo është një këngëtare e njohur e cila ka fituar çmime, por edhe për shkak të disa përfshirjeve që ka pasë Elsa Lila në jetën politike në Shqipëri. Ajo është shfaqur në krah të kryeministrit Edi Rama dhe ka qenë mbështetëse e tij”,

tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu