Një 45-vjeçar ka humbur jetën papritur brenda një lokali në lagjen nr.8 në Korçë.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale S.L. dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Raportohet se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet procedurale.
“Më datë 10.04.2022, rreth orës 13:35, në lagjen nr. 8, Korçë, në ambientin e një lokali, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasi S. L., 45 vjeç, banues në Korçë”
-njofton policia.