Bordi i Guvernatorëve të Akademisë ka ricaktuar një takim për të diskutuar shuplakën e Will Smith ndaj Chris Rock.
Ky veprim vjen pas vendimit të Smith për të dhënë dorëheqje nga Akademia.
Në një letër të marrë nga
Fox News Digital
, presidenti i Akademisë, David Rubin, bëri thirrje për një takim të bordit që do të mbahet të premten, më 8 prill.
Will Smith dhe Jada (Foto: Axelle/Bauer-Griffin/FilmMagic)
Qëllimi i takimit është ‘të adresojë sanksionet e mundshme për Will Smith në përgjigje të veprimeve të tij gjatë “Oscars” më 27 mars”, fillon letra.
“Pas dorëheqjes së Smith nga Akademia të premten, më 1 prill, pezullimi ose përjashtimi nuk janë më një mundësi, dhe plani kohor i përcaktuar me ligj nuk zbatohet më. Është në interesin më të mirë të të gjithë të përfshirëve që kjo të trajtohet në një në kohën e duhur”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Rubin.
Aktori njoftoi dorëheqjen e tij në një deklaratë të premten e kaluar, duke theksuar se e ‘ka tradhtuar besimin e ‘Akademisë’.
Will Smith (Foto: Getty Images)
I njëjti shtoi se ‘ai privoi kandidatët dhe fituesit e tjerë’ nga shansi i tyre për të festuar dhe tha se do të pranojë çdo pasojë të mëtejshme nga bordi.
Menjëherë pas kësaj, Rubin në një deklaratë tjetër tha se Akademia e ka pranuar dorëheqjen dhe do të vazhdojë të ecë përpara me procedurat disiplinore kundër tij.
Will Smith (Foto: Getty Images)
Lidhur me skandalin në “Oscars 2022”, ylli i “King Richard” kishte kërkuar falje të nesërmen për veprimin e tij të pahijshëm.
/abc24.al/