Në fillim të pandemisë Covid-19 ishte si një “tigër agresiv”, sot është bërë porsi një “mace e egër”, shprehet një mjek i njohur italian, i cili deklaron se koronavirusi është dobësuar.
Profesori Matteo Bassetti shprehet i bindur se virusi “po ndryshon sa i takon ashpërsisë së goditjes” dhe pacientët që tani po i mbijetojnë infeksionit, po të ishin prekur më parë, mund të kishin humbur jetën.
Dhe nëse dobësimi i virusit është i vërtetë, Covid-19 madje mund të zhduket pa një vaksinë duke u zhdukur vetë, pretendoi ai.
Profesori Bassetti sugjeron se kjo mund të jetë për shkak të një mutacioni gjenetik që virus ka pësuar, duke e bërë atë më pak vdekjeprurës, për shkak të trajtimeve të përmirësuara, ose për shkak se njerëzit nuk po infektohen kaq shumë për shkak të distancës sociale.
Burimi: top-channel.tv