Nga Rrahmani te Mala, sa shumë dështime

0
Gjigandi

Ylber Ramadani rezulton si lojtari i vetëm që ka shituar Partizani në 7 sezonet e fundit, nga ku thuhet se ka përfituar afro 200 mijë euro për transferimin e mesfushorit në ligën e dytë daneze te skuadra e Veljes. Lojtari shkëlqimin e mori me ardhjen e Adofo Sormanit, i cili guxoi ta aktivizojë në moshën 20-vjeçare në Kupat e Europës, ku edhe spikati.

Në epokën “Demi” nuk kanë munguar investimet dhe afrimet e lojtarëve me kualitet e perspektivë. Me lojtarët që ka pasur në organikë, Partizani gjatë këtyre viteve, të paktën, mund të kishte arkëtuar të ardhura të majme, por ka dështuar në mënyrë spektakolare, shkruan panoramasport.

Shkaqet e këtij dështimi me zbehjen dhe mospërfitimin nga lojtarët cilësorë kanë të bëjnë me keqmenaxhimin e klubit, ku ka gabuar me afatet kontraktuale, por edhe mungesa e njerëzve të duhur për të nxjerrë në treg talentet. Në disa raste ka pasur ndikim edhe zemërgjerësia e presidentit Gaz Demi, i cili nuk është bërë pengesë në lënien të lirë të lojtarëve të veçantë, siç ka qenë rasti i Xhevahir Sukajt kur iku në Malajzi, apo Renato Arapi në Turqi.

Në disa raste Partizani nuk ka nxjerrë as lekët që ka shpenzuar për afrimin lojtarëve të veçantë, siç ishte Fejzullahu, Atanda, Fili, Dajsinani, Batha etj. Rasti i Amir Rrahmanit, që iku falas nga Partizani dhe është blerë së fundmi nga Napoli për 14 milionë euro është shembulli klasik i miopisë së vlerësimit dhe menaxhimit të talenteve te Partizani i epokës “Demi”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu