Armando Sadiku golashënuesi më i mirë për Malagën këtë sezon, ka një objektiv për tre ndeshjet e mbetura. Me 13 golat e shënuar këtë sezon sulmuesi shqiptar dëshiron të arrijë shifrën e 15 golave, për të hyrë në historinë e klubit spanjoll, si futbollisti që ka shënuar më shumë gola brenda një sezoni.
“Qëllimi është të ndihmoj skuadrën të marrë të gjitha pikët e mundshme në tre ndeshjet e fundit, por do doja të arrija në kuotën e 15 golave”, tha Sadiku.
Malaga mund të shpëtojë nga rënia nga kategoria, dhe këtë besim e kanë edhe futbollistët. Sadiku flet për mbijetesën e skuadrës së tij Malaga: “Ne përqëndrohemi të fitojmë të gjitha ndeshjet. Ne fokusohemi tek vetja, pastasj shohim të tjerët. Besoj se mund ta sigurojmë mbijetesën.
Shpresoj të shënoj në ndeshjen e ardhshme dhe të ndihmoj ekipin tim të mrrrë tre pikët”, përfundoi Armando Sadiku.