Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka deklaruar se pas mega operacionit në bashkëpunim me SPAK i finalizuar mëngjesin e sotëm janë vënë në pranga 18 persona nga 32 urdhër arreste të prera në total.
Mes tyre ka zyrtarë dhe ish-zyrtarë policorë dhe elementë të grupeve kriminale të cilët e kanë nga një masë sigurie.
“Operacioni është në vijim dhe ka nisur pas arrestimit të Nuredin Dumanit nga policia në bashkëpunim me prokurorinë. Pas informacioneve të marra u krijuan dyshime për përfshirjen e shumë personave të tjerë. 32 urdhër arreste dhe 28 banesa të kontrolluar. Operacioni është shtrirë në disa qytete të ndryshme”, tha Gledis Nano.
EMRAT
Nuredin Dumani
Enrik Hoxhaj
Ardian Uzuni
Altin Ndoci
Skerdi Tasi
Leonard Palushi
Gentjan Sharra
Fatos Gosa
Erion Alibej
Florenc Çekrezi
Elvis Koçi
Ilirjan Peçi
Petrit Çoli
Agron Çoli
Agron Qafa
Asllan Plaku
Enver Diva
Besian Xhixha