Nga Interi te Barcelona, Messi dhe përplasja me De Biasin; rrëfehet për gjithçka Rey Manaj

0
Nga Interi te Barcelona, Messi dhe përplasja me De Biasin; rrëfehet për gjithçka Rey Manaj
Gjigandi

Rey Manaj është një nga protagonistët e udhëtimit të madh që e mbajti Spezian në Serie A. Edhe pse nuk mundi të kishte një impakt të veçantë në shënim, megjithatë u vlerësua për dëshirën për të luftuar dhe punën e madhe në shërbim të skuadrës. Shqiptari ka dhënë një intervistë të gjatë për portalin “Calciomercato.com”, në të cilën ka analizuar sezonin e sapombaruar dhe fazat më të rëndësishme të karrierës së tij.

PËR TË ARDHMEN – “Jam mirë këtu dhe do të isha i lumtur të qëndroja. E  di se çfarë dua, por klubi duhet të bëjë një sakrificë si për kartonin, ashtu edhe pagën. Për të ecur përpara së bashku duhet të biem dakord të gjithë”.

GËZIMI PËR MBIJETESËN – “Natyrisht që jam shumë i kënaqur me objektivin e arritur. Ishte e vështirë sepse jemi grupi më i ri në kampionat dhe këtë vit patëm shumë vështirësi, por në fund ia dolëm”.

BILANCI PERSONAL – “Nuk është e lehtë të shënosh shumë në një ekip që lufton për mbijetesë, por mendoj se kam pasur një sezon pozitiv. Shpresojmë që sezonin e ardhshëm ta rris numrin e rrjetave”.

RRITJE ME THIAGO MOTTA – “Mësova të jem më vendimtar në fushë, edhe pa shënuar. Ai më mësoi disa lëvizje për të krijuar situata për shokët e mi dhe për të ngadalësuar lojën kur duhet”.

RonaTyra

MBROJTËSIT E HEKURT  – “Do t’ju them dy, Chiellini dhe Skriniar. I pari ka përvojë dhe një fizik të shkëlqyer, në nivel markimi është një hap përpara të tjerëve. Skriniar është gjithmonë i përqendruar, nuk shpërqendrohet për asnjë moment”.

DEBUTIMI ME INTERIN – “Falenderoj Mancinin për mundësinë që më dha të debutoj dhe të luaj disa ndeshje me fanellën zikaltër. Tani do të ishte një ëndërr të kthehesha tek Interi”.

PËR MANCINI – “Ai bëri histori duke fituar shumë. Gjithmonë arrinte të merrte pak më shumë se limitet nga lojtarët. Gjithashtu ishte shumë i përgatitur taktikisht. Në atë periudhë më ka ndihmuar të menaxhoj situata të ndryshme”.

NJË ANEKDOTË – “Në fund të kampionatit ishim të gjithë të relaksuar dhe jo shumë të koncentruar. Një ditë më dërgoi në dhomat e zhveshjes se nuk po stërvitesha mirë. Në fillim u zemërova shumë, më pas kuptova që e kishte bërë për të mirën time dhe e mora mësimin e duhur”.

EKSPERIENCA TEK INTERI – “Kur arrin në një ekip të madh në moshën 17-vjeçare, është e vështirë të fitosh hapësirë. Ndoshta isha unë që nuk i përmbusha pritshmëritë e tyre, por personalisht nuk u zhgënjeva”.

LIDHJA ME MEDEL – “Gary Medel ka qenë gjithmonë pranë meje. Edhe sot jemi miq shumë të ngushtë”.

GOLI KUNDËR MEDEL – “Unë shënova kundër Bologna-s së tij, por ai nuk ishte në fushë. U takuam pas ndeshjes dhe me shaka më tha se po të kishte qenë atje nuk do të kisha shënuar”.

NËNSHKRIMI ME BARCELONËN – “Ishte gjëja më e rëndësishme e jetës sime. Ata më kishin afruar te Barça B, por Suarez u pezullua për 5 muaj dhe u fol edhe për një mundësi për të shkuar në ekipin e parë. Në fund mbeta rezervë, por gjithsesi e ndjeva peshën e fanellës. Në fushë mund të shihje dallimin mes lojtarëve të Barcelonës dhe të tjerëve, ne luanim me qetësi të çmendur”.

MESSI – “Unik, është lojtari i vetëm që më emocionoi. Është më i forti në histori. As në stërvitje nuk gabonte kurrë, gjithmonë merrte vendimin e duhur”.

NJË ANEKDOTË PËR MESSIN – “Gjatë stërvitjes kam qenë gjithmonë i kujdesshëm që të mos e lëndoj. Në një moment ishim në dyluftim një kundër një. Ai shkoi fillimisht djathtas, pastaj majtas dhe në fund e lashë të kalonte. Me një tjetër nuk do të kishte përfunduar kështu”.

FINALJA E LIGËS SË KONFERENCËS NË SHQIPËRI – “Është një mundësi e shkëlqyer për një vend që ka ndërtuar një stadium të bukur, në të cilin luan kombëtarja. Si një djalë shqiptar më bën gjithmonë përshtypje kur luaj në Tiranë”.

PËRPLASJA ME DE BIASI – “Isha ende adoleshent, doja të shkoja në kombëtare, por nuk më thirri. Thashë gjëra të nxituara që unë dhe ai mund t’i kishim menaxhuar më mirë. Më pas u sqaruam me trajnerin dhe tani kemi një marrëdhënie të mirë”.

MARRËDHËNIET ME REJËN – “Kam respekt të madh për një person dhe trajner që ka arritur rezultate të rëndësishme në karrierën e tij. E dua. Ai po bën një punë të shkëlqyer me kombëtaren, flasim shpesh. Edhe verën e kaluar, kur më duhej të vendosja nëse do të vija në Itali apo do të qëndroja në Spanjë, ai më këshilloi të kthehesha këtu”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu