Salah mendon ndryshe, Klopp: Me Realin nuk do të jetë finale revanshi.

0
Salah mendon ndryshe, Klopp: Me Realin nuk do të jetë finale revanshi.
Gjigandi

Negociatat për rinovimin e tij kanë nisur prej muajsh. Por Liverpool dhe Mohamed Salah nuk kanë arritur ende një pikë takimi, pavarësisht vullnetit të përbashkët për të vazhduar së bashku. Një situatë që sugjeron shitjen e mundshme në verë, duke qenë se kontrata i skadon në vitin 2023.

Megjithatë, egjiptiani qetësoi mjedisin, në konferencën për shtyp të mbajtur në kuadër të finales së Champions League: “Nuk dua të flas për këtë. Unë thjesht do të doja ta shihja Henderson duke ngritur trofeun, duke shpresuar se do të ma kalojë më vonë.

Sigurisht që do të qëndroj edhe për sezonin e ardhshëm. Jam shumë i motivuar, sidomos kur mendoj se çfarë ndodhi herën e kaluar dhe çfarë ndodhi të dielën. Do të luftojmë për një trofe të rëndësishëm, të gjithë jemi të emocionuar”.

Lidhja me finalen e vitit 2018 në Kiev është e menjëhershme. Me atë rast, Salah luajti vetëm gjysmën e pjesës së parë, derisa u dëmtua në shpatull: “Ishte momenti më i keq i karrierës sime. Isha shumë i rënduar psikologjikisht. Pata një sezon të mirë, sigurova finalen e Champions League, por u detyrova të largohesha nga fusha. Kjo, është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një lojtari. Synoj hakmarrjen kësaj here, në finalen e Parisit”.

Pas dështimit për të fituar titullin në Premier League, e gjithë vëmendja është përqendruar te finalja e 28 majit ndaj Real Madridit. Këtë e konfirmoi edhe Jurgen Klopp: “Askujt nuk i vjen keq tani për të dielën. Ne po shikojmë drejt kësaj ndeshjeje, ndaj një kundërshtari tepër të fortë që ka fituar katër herë Champions League në dhjetë vitet e fundit.

RonaTyra

Është e pamundur të parashikohet se kur mund të kalojmë në finale herën tjetër, ndaj le ta shijojmë këtë rast shumë të veçantë. Është naive të mendosh se në një ndeshje si kjo gjithçka do të shkojë sipas planit”. Trajneri i Reds ka dashur të dërgojë edhe mesazhe të sinqerta për Ancelottin:

“Anglishtja ime nuk është mjaft e mirë për të gjetur fjalët e duhura, por Carlo për mua është padyshim një nga trajnerët më të suksesshëm në botë. Ai është një shembull në këtë kuptim, një nga njerëzit më të mirë që mund të takosh”.

Dy skuadrat do të takohen sërish si katër vite më parë. Në atë rast, spanjollët fituan: “Unë nuk besoj te ndeshjet hakmarrëse. I kuptoj ata që e përjetojnë kështu, por nuk mendoj se është gjëja e duhur. Në fund të fundit, është një ndeshje futbolli e nivelit të lartë.

Ne gjithmonë takohemi dy herë në jetë. Nëse merrni 10 minutat e fundit të çdo ndeshjeje të Real Madridit në Ligën e Kampionëve, mund të mendoni se nuk kemi shanse, por ndeshjet janë më të gjata se kaq.

Kundërshtarët tanë kanë shumë përvojë dhe e dinë shumë mirë se si t’i afrohen një finaleje. Ne e kuptuam këtë në vitin 2018. Ishte një avantazh i madh për ta në atë kohë, por sot jemi rritur dhe kjo do të na ndihmojë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu