Dy kozmonautë rusë në hapësirë dhe një kampion shahu në Tokë u bënë protagonistë të një sfide të pazakontë shahu.
Bëhet fjalë për kozmonautët Anatoly Ivanishin dhe Ivan Vagner që në bordin e International Space Station në hapësirë u përballën me kampionin ndërkombëtar të shahut Sergey Karyakin, i cili ishte në Muzeun e Hapësirës në Moskë.
Dy astronautët ishin të pajisur me një tabletë në formën e tryezës së shahut për të zhvilluar këtë sfidë shumë interesante që u transmetua edhe në kanalin Youtuve të Agjencise Hapësinore ruse Roskosmos. Sfida mes kozmonautëve dhe kampionit të shahut zgjati 25 minuta dhe nuk pati asnjë fitues pasi u mbyll në barazim.