Nga dieta te stërvitja, zbulohen sekretet e futbollistit 40-vjeçar Ibrahimovic

0
Nga dieta te stërvitja, zbulohen sekretet e futbollistit 40-vjeçar Ibrahimovic
Gjigandi

Karriera e Zlatan Ibrahimovic duket se nuk ka limite. Edhe në moshën 40-vjeçare, “pensionimi” nga futbolli i luajtur nuk ka qenë në mendjen e tij, pavarësisht dëmtimeve të fundit në gju. Sekreti i ‘Benjamin Button’ futbollistik, siç përcaktohet, për të ruajtur formën fizike dhe golat e tij nuk gjendet në fushë.

Çelësi për të rezistuar në elitën e këtij sporti qëndron në një dietë të shëndetshme të vazhdueshme dhe të përditshme. Fillimi i këtij ndryshimi rrënjësor në ushqyerjen e tij daton që nga koha te Paris Saint-Germain falë Joel Robuchon, kuzhinier francez që vdiq tri vite më parë.

Ai i imponoi suedezit një dietë të përqendruar në marrjen e perimeve dhe frutave të freskëta, peshk dhe mish të bardhë të pjekur në skarë. Gjithashtu, në këtë dietë rekomandohen yndyrna dhe karbohidrate të shëndetshme, pa e tejkaluar sasinë.

Përkundrazi, sheqeri është totalisht i ndaluar në jetën e tij të përditshme, ashtu si picat dhe hamburgerët, përveç nëse është një ditë e veçantë, siç ka treguar për BBC gazetari Guillem Balagué. Që kur u takua me kuzhinierin francez gjatë kohës së tij në “Parc des Princes”, suedezi ka pasur gjithmonë një nutricionist brenda klubit për të monitoruar dietën e tij, pasi në vende si Anglia apo Shtetet e Bashkuara nuk e kontrollojnë ushqimin e lojtarëve të tyre.

Për këtë arsye, kjo jetë e shëndetshme e nisur nga shefi i kuzhinës Robuchon është kthyer në obsesionin e tij të përditshëm dhe sekretin më të çmuar për të shmangur tërheqjen nga futbolli. Madje, siç është bërë publike nga “The Guardian”, dieta kontrollohet shumë nga ai vetë përmes llogaritjes së saktë të ushqimit që ha. Objektivi i tij është që pesha trupore të jetë gjithmonë midis 92 dhe 95 kilogramë.

RonaTyra

Artet marciale, pikërisht taekwondo, u bënë “dashuria e parë sportive”, siç rrëfeu ai. Në fakt, Ibra vazhdon ta ushtrojë këtë sport, i cili garanton një përmirësim të elasticitetit të muskulor dhe në këtë mënyrë shmang dëmtimet e zakonshme në moshën e tij.

Përveç kësaj, siç raportojnë rrjetet e tij sociale, goditjet fluturuese kundër “thesit” të grushtimit dhe lëvizjet akrobatike justifikojnë faktin se ai është një “brez i zi” i federatës italiane në turneun e parë në Milano. Ajo lidhje me artet marciale është shoqëruar me golat e tij nga goditje e pozicione të pamundura, të cilat i arrijnë shumë pak të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu