Neymari është bezdisës

0
Gjigandi

Trajneri i Celtic, Neil Lennon, e përshkroi Neymarin si lojtar bezdisës pas disfatës që skuadra e tij e pësoi kundër Paris Saint-Germainit, përderisa thuri lëvdata për bashkëlojtarin e brazilianit, Kylian Mbappen.

Celtic e mbylli turneun prej tri ndeshjeve të zhvilluara në Francë me disfatën 4:0 në ndeshjen miqësore kundër Paris Saint-Germainit në Parc des Princes.

Mbappe e kaloi skuadrën vendase në epërsi qysh në minutën e parë të ndeshjes, ndërsa Neymari e dyfishoi epërsinë e Paris Saint-Germainit në minutën e 25-të.

PSG-ja bëri ndryshime të shumta në formacion para se të niste pjesa e dytë, kur epërsia e francezëve u thellua në katër përmes golave të shënuara nga Ander Herrera dhe Pablo Sarabia.

Lennon tha se skuadra e tij do të përfitojë nga përvoja e të luajturit kundër një rivali të nivelit kaq të lartë dhe ai i lavdëroi lojtarët e tij për mënyrën me të cilën u ballafaquan me brazilianin Neymar.

RonaTyra

“Ai thjesht tenton t’i zemërojë e përulë lojtarët. Unë u thashë lojtarëve që ata duhet të tentojnë ta mbajnë disiplinën dhe të mos bien në kurthin e tij. Ai është bezdisës, po e di këtë edhe vetë”, ka thënë Lennon.

“Jam tifoz i madh i Kylian Mbappes sepse mendoj se ai është fantastik sa i përket qëllimit të tij dhe shpejtësisë që e ka. Por, Paris Saint-Germain ka ekip tejet cilësor në të gjitha repartet e fushës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu