Kampionati në Francë është ndërprerë përfundimisht e PSG është shpallur kampion në Ligue 1, por lojtarët e klubit parisienë kërkojnë tashmë të kalojnë kohën sa më bukur të jetë e mundur, përvec orëve që janë në stërvitje individuale.
Ai që, si zakonisht, në këtë punë është një kampion i vërtetë është Neymar.
Braziliani ka dashur të tregojë se klasin në fushë e ka edhe në tavolinën e poker, madje kaloi pritshmëritë, duke rezultuar edhe më i mirë.
O’Ney ka marrë pjesë në një turne online duke u futur me 20 euro e duke dalë me 2300 në xhep.
Nuk është hera e parë që Neymar merr pjesë në një turne pokeri online e nuk është një sekret pasioni i lojtarit për këtë lojë me letra që, gjatë karantinës së detyruar për shkak të Covid-19, është bërë aktiviteti zbavitës i tij i preferuar.
Pasion që, përvec atij për futbollin, O Ney e mban të simbolizuar edhe në lëkurë me dy tatuazhe, pa harruar që mes miqve të tij më të ngushtë është edhe Andre Akkari, një lojtar pokeri profesionist.