City ka qenë një nga klubet që ka investuar më shumë në vitet e fundit

0
Gjigandi

Manchester City ka qenë një nga klubet që ka investuar më shumë në vitet e fundit, kjo për shkak se në pronësinë e tyre janë sheikët më në krye Mansur bin Zajden Al Nahjan.

Megjithatë pikërisht për shkak të investimeve të mëdha dhe mos respektimit të “Fair Play Financiar”, UEFA e ka dënuar klubin anglez me dy vite përjashtim nga kompeticionet europiane. Por, kjo nuk i ndalon pronarët e Sitit që të punojnë për të marrë një pronësinë e tyre një tjetër klub.

Sheikët tashmë janë shumë afër për të marrë në pronësinë e tyre klubin belg të Lomel, që militon në kategorinë e dytë. Marrëveshja është shumë afër dhe zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt.

Ata kanë në pronësinë e tyre edhe klube të tjera siç janë: Malburne Siti në Australi, Montevideo Torkue në Uruguai, gjithashtu kanë edhe aksione te Nju Jork Siti në SHBA, Mubai Siti në Indi, Girona në Spanjë, Sinçuan Jiuniu në Kinë dhe Jokohama Marinos në Japoni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu