Nesër protestë kombëtare në Tiranë, blindohen dyert e kryeministrisë

0
Nesër protestë kombëtare në Tiranë, blindohen dyert e kryeministrisë
Gjigandi

Ditën e nesërme është paralajmëruar që në orën 11:00 do të zhvillohet protestë kombëtare. Njerëz nga e gjithë Shqipëria do të mblidhen para kryeministrisë për të protestuar për rritjen e çmimeve.

Kryeministria ka marrë masat dhe mbrëmjen e sotme ka nisur blindimin e dyerve.

Sot ishte dita e tretë e protestës në Tiranë dhe qytete të tjera pasi qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës që për pasojë ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të tjera.

Në Tiranë u mblodhën dhjetëra qytetarë, të cilët qëndruan rreth 2 orë para kryeministrisë ndërsa më pas u zhvendosën në rrugën e Durrësit dhe tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ku penguan qarkullimin e mjeteve për disa caste derisa ndërhyri policia.

Situata e tensionuar ishte edhe në Durrës ku qytetarët bllokuan rrugët e qytetit dhe pati përplasje pasi thyen kordonin e policisë dhe qëllimi i tyre ishte të bllokonin autostradën Tiranë-Durrës. /tch/

RonaTyra

Për të parë videon klikoni KËTU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu