Nëse dështon transferimi i Jimenez, Juventus ka ‘planin B’

0
Gjigandi

Juventus janë të gatshëm të mposhtin Manchester Unitedin në garën për sulmuesin e Wolves, Raul Jimenez.

Maurizio Sarri ka identifikuar sulmuesin meksikan si një objektiv kryesor, ndërsa gjithashtu janë duke kërkuar shitjen e anësorin Douglas Costa.

Jimenez ka qenë në një formë sensacionale në sezonin e parë në Premierligë, pas transferimit te Wolves nga Benfica, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit anglez.

29 vjeçari ka shënuar 19 gola në 34 paraqitje, duke ndihmuar skuadrën e Nuno Espirito Santos që të kalojë grupet në Ligën e Evropës, ku shënoi nëntë gola në 13 ndeshje.

Kjo formë e Jimenez, ka alarmuar shumë klube të Evropës, veçanërisht Juventusin dhe Manchester United.

RonaTyra

Nëse ‘Zonja e Vjetër’ nuk arrin një marrëveshje për Jimenez, alternativa e tyre është ylli i Arsenalit, Alexandre Lacazette.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu