Si shumë personazhe në botën e sportit, edhe Maxi Lopez është shprehur kundër racizmit ditën e martë, në kulmin e protestave për vdekjen në Minneapolis të George Floyd, afro-amerikani i vrarë nga një polic gjatë një kontrolli.
Megjithatë, pikërisht pas këtij qëndrimi, për ish-bashkëshortin e Wanda Nara-s, sot sulmues i Crotone-s, kanë ardhur akuza shumë të rënda.
Akuza që janë bërë nga Marcelo Benvenuta, mbrojtës i Botafogo-s. Braziliani, në fakt, ka rrëfyer një episod që ka ndodhur gjatë kohës që Maxi Lopez luante në Brazil me fanellën e Vasco da Gama:
“Më thoshte z. m… Është lojtari më idiot me të cilin kam luajtur. Nuk i kam bërë asgjë gjatë ndeshjes dhe nuk kam folur me asnjeri për këtë. Kam ruajtur kontrollin, por kur jam kthyer në shtëpi, jam ulur dhe kam menduar.
‘Nëse do të luajmë përsëri kundër Vasco-s, do të dal me të kuq”.