Në konferencën për shtyp të përbashkët të kancelares gjermane Angela Merkel me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç, kancelarja gjermane ka deklaruar se qeveria gjermane ka dhënë një rekomandim pozitiv në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me BE-në.
E pyetur në lidhje me opinionin e Francës dhe Hollandës, Kancelarja Merkel deklaroi: “Nuk mund të flas për vendet e tjera pasi ato vendosin vetë, por së pari mund të them për pozicionin gjerman, i cili lidhet me Bundestagun Gjerman. Qeveria ka dhënë një rekomandim pozitiv për të dy vendet me specifikat e veta, si për Maqedoninen e Veriut ashtu dhe për Shqiperinë, por është Bundestagu ai që do të vendosë dhe besoj së shpejti do të kemi një vendim”.