Nedved flet pas shortit

0
Gjigandi

Pavel Nedved paralajmëron se objektivi i Juventusit është të shkojë në Portugali për Ligën e Kampionëve dhe ta fitojë atë, ndërsa tregon se Mançester Siti dhe Real Madrid janë favoritët për trofeun. Edicioni i Ligës së Kampionëve do vazhdojë në Portugali me ndeshje teke për shkak të pandemisë.

Nëse Juventus kthen humbjen e sfidës së parë ndaj Lionit 1-0, atëherë do përballet në çerekfinale me fituesin e çiftit Mançester Siti-Real Madrid. “Si fillim ne duhet të shkojmë në çerekfinale, pasi na pret një ndeshje mjaft e vështirë”, tha Nedved për uebsajtin e UEFA-s.

“Çiftet janë interesante, dhe është e vështirë të bësh parashikime, pasi të gjitha ekipet janë të forta. Real Madrid dhe Mançester Siti janë dy kandidatët kryesorë për ta fituar trofeun, ku i pret një ndeshje mjaft e vështirë mes tyre.

Objektivi ynë është shkojmë në finalen e Portugaslisë. Formati i ri është shumë interesant”, përfundoi ish-legjenda e Juventusit Pavel Nedved.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu