Në Skoci, tifozët vendosin rinovimin e portieri.
“Kontrata e tij skadon muajin e ardhshëm, po vendosim në duart e tifozëve zgjedhjen nëse duhet apo jo t’i ofrojmë Stretch një rinovim”… Duket si një kërkesë për shaka, por nisma e ndërmarrë nga skuadra skoceze Livingston është më shumë se sa serioze.
Skuadra skoceze ka vendosur që tifozët të zgjedhin fatin e portierit veteran dhe nëse duhet të qëndrojë ose jo. Një sondazh që ka të bëjë me portierin e tretë, Gary Maley. “Qëndron apo rinovon – vendosni ju”, shkruhet në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale.
Më shumë se 50 mijë tifozë kanë votuar dhe shumica janë për “pro”, pra për ta mbajtur, edhe pse mënyra duket pak një ofendim për portierin…