Everest Dedaj bën një analizë të shifrave të zgjedhjeve të vitit 2011 dhe zgjedhjeve 2015 dukësh ka një rënie të PD-së.
Kur nga 250 kuti votimi janë numëruar 184 kuti votimi dy kandidatët e djathtë, Xhemal Bushati i Shtëpisë së Lirisë dhe Bardh Spahia i PD-së, kanë marrë 20 mijë vota ndërsa Majlinda Angoni e PS deri në këto moment ka rreth 14 mijë vota.
Nëse do i referohemi shifravet të 2011 dhe 2015 shihet që ka një tkurrje të votës së demokratëve të ndarë tashmë mes Shtëpisë së Lirisë dhe PD-së. E djathta, pra të dyja këto parti, kanë rreth 20 mijë vota
Fakt interesant nga bashkia e Shkodrës është në KZAZ numër 2 dhe në një QV kandidati Xhemal Bushati ka marrë vetëm 1 votë, Majlinda Angoni 54 vota dhe Bardh Spahia 5 vota.
“I bie që edhe komisionerët që kanë qenë si përfaqësues të zotit Bushati të PD-së të mos kenë votuar për atë”
komenton gazetari Dedaj në studion e Ora News.
Në KZAZ nr 2 QV 0118 kandidati i PD-së Xhemal Bushati ka marrë zero vota. Një fenomen që demokratët e Shkodrës thonë se nuk ka ndodhur kurrë.
Duket qartë që ka një refuzim të votuesve të djathtë për të dalë në votime.