Sot (e hënë) bëhen gjashtë vite prej kur Mona Ismaili, nëna e këngëtareve Adelina dhe Zanfina Ismaili, u nda nga jeta.
E ndjera e cila për një kohë të gjatë ka qenë menaxhere e karrierës së vajzave të saj, vdiq gjashtë vjet më parë pas një vuajtje të gjatë nga kanceri.
Dhe sot pas gjashtë vitesh, dy vajzat e saj e kujtuan mes lotësh nënën e tyre të ndjerë, e cila ka qenë shtysa e tyre kryesore drejt suksesit.
Zanfina që në orët e para të datës 25, që i kujton shkuarjen në amshim të nënës së saj, publikoi një fotografi në InstaStory, duke zbuluar tatuazhin e ri që ka realizuar në dedikim të saj.
Bëhet fjalë për një tatuazh në shtyllën e saj kurrizore, ku ajo ka shkruar: “Dora që jep është mbi atë që merr”.
Foto: Zanfina Ismaili/InstaStory
Kjo fjali e fundit, është e njëjta të cilën motrat Ismaili ia kanë shkruar edhe te varri të ndjerës Mona, pasi ka qenë një thënie e saj jetësore.
Fjalia në fjalë e ka burimin nga bamirësia e madhe që Mona kryente sa ishte gjallë, duke qenë ndihmëtare e disa familjeve në nevojë – kujdes të cilin e shtronte bashkë me të bijat.
Zanfina përndryshe në vitin 2016 kishte publikuar edhe një këngë me titullin “M” – dedikim apostafat për nënën e saj të ndjerë.
/abc24.al/