Në mungesë të tij – Kim Kardashian bën inicialet e Pete Davidson në thonjtë e saj teksa merr pjes…

0
9
Gjigandi

Edhe pse aktualisht janë të ndarë në kontinente të ndryshme, Kim Kardashian gjeti një mënyrë për të siguruar që Pete Davidson të qëndronte me të pavarësisht distancës.

Ylli 41 vjeç, ndau një imazh të thonjve të saj rozë në Instagram të dielën (22 maj), duke zbuluar kristalet që shkruanin shkronjën ‘P’ në gishtin e saj.

Ndonëse Kim thjesht e la mbishkrimin e fotos me një emoji me manikyrin e thonjve, gjesti duket se është për nder të të dashurit të saj, 28 vjeç, i cili nuk arriti në dasmën e motrës Kourtney Kardashian , teksa po xhironte episodin e tij të fundit të “Saturday Night Live”.

312 milionë fansat dhe ndjekësit e saj u emocionuan me gjestin, shkruan

DailyMail.

Gjesti i adhurueshme për partnerin e saj erdhi menjëherë pasi ajo ndau një kolazh të Pete në Instagram, pas lamtumirës së tij me SNL, pas shtatë sezonesh në shfaqjen e skeçit.

Davidson njoftoi largimin e tij nga shfaqja ikonë të shtunën pasdite, përmes llogarisë së shokut të tij në Instagram, Dave Sirus, pasi komediani fshiu llogarinë e tij pas ngacmimeve në internet nga ish-bashkëshorti i Kim, Kanye West.

Ndërsa ai nuk e përmendi yllin e Kardashians në fjalimin e tij, ai iu referua ish-partneres, Ariana Grande, 28 vjeç, me të cilën u fejua pas dy javësh në 2018.

Davidson dhe Kardashian konfirmuan lidhjen e tyre në nëntor të vitit të kaluar, kur u panë të kapur për dore në Palm Springs të Kalifornisë.

Dyshja janë bërë më serioze që atëherë, duke u shfaqur së bashku në Met Gala, ku Kim kishte veshur fustanin ikonik të Marilyn Monroe kur ajo i këndoi ‘Happy Birthday’ presidentit John F. Kennedy.

Kim gjithashtu zbuloi në The Ellen Show në mars se Pete tashmë ka ‘më shumë se tre’ tatuazhe për nder të saj në trupin e tij, si dhe emrin e saj të markës në gjoks.

Kohët e fundit u raportua nga 7News se Kim mund edhe ‘të zhvendoset përkohësisht’ në Australi më vonë këtë vit, në mënyrë që të jetë afër Pete kur të xhirojë filmin e tij të ri, “Wizards!”.

Ndërkohë, ylli ka qenë në Itali me familjen e saj, përfshirë vajzën North, tetë vjeç, duke festuar dasmën luksoze të motrës Kourtney, 43, me bateristin Travis Barker, 46 vjeç.

Çifti lidhi martesën për herë të tretë, pasi u martuan në një gjykatë në Santa Barbara të Kalifornisë të dielën e kaluar, dhe në një ceremoni jodetyruese në Vegas para kësaj.

Kim u pa duke u larguar nga ceremonia me North, duke u dukur e pabesueshme me një fustan të zi me dantella me mëngë të gjata.

Ajo e kombinoi fustanin me një kryq të zbukuruar me ar dhe xhevahir, ndërsa North kishte veshur një mantel të zi. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu