Ndryshimet kushtetuese/ Opozita: Tentativa për prishjen e marrëveshjes, përgjegjësi e Ramës!

0
Gjigandi

Pas miratimit të në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, të ndryshimeve të kushtetutës, sipas të cilit në zgjedhjet parlamentare nuk do të ketë koalicione parazgjedhore, koalicioni opozitar ka dalë më një deklaratë për mediat.

Me anë të kësaj deklarate zyrtare, Opozita e Bashkuar ka fajësuar kryeministrin Rama, të cilin e ka bërë përgjegjës për prishjen e dakordësisë së 5 qershorit që u arrit falë ndërmjetësimit të partnerëve të SHBA dhe BE.
“Çdo lojë e pisët për të ndryshuar në mënyrë të fshehtë dhe të njëanshme Kushtetutën nga njeriu që është i tmerruar nga zgjedhjet dhe vullneti i qytetarëve, është dëshmi e fundit të tij të pashmangshëm. Ky akt rikonfirmon se Edi Rama është një mashtrues tinzar që, për pushtetin e tij, shet interesat e vendit dhe të shqiptarëve, rrënon procesin e integrimit europian dhe izolon Shqipërinë, duke kërcënuar rëndë stabilitetin politik dhe shoqëror të vendit”, thuhet më tej në deklaratë
DEKLARATË E KOALICIONIT OPOZITAR
Tentativa për prishjen e Dakordësisë së 5 Qershorit, të arritur me mbështetjen dhe ndërmjetësimin e plotë të partnerëve strategjikë SHBA – BE, është përgjegjësi VETEM e Edi Ramës. Ky akt minon procesin e integrimit europian të vendit dhe dëshmon përpara opinionit publik, se Edi Rama për pushtetin e tij personal është në gjendje të hedh në erë të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Çdo lojë e pisët për të ndryshuar në mënyrë të fshehtë dhe të njëanshme Kushtetutën nga njeriu që është i tmerruar nga zgjedhjet dhe vullneti i qytetarëve, është dëshmi e fundit të tij të pashmangshëm. Ky akt rikonfirmon se Edi Rama është një mashtrues tinzar që, për pushtetin e tij, shet interesat e vendit dhe të shqiptarëve, rrënon procesin e integrimit europian dhe izolon Shqipërinë, duke kërcënuar rëndë stabilitetin politik dhe shoqëror të vendit.
Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor e vendosin vetëm qytetarët me referendum popullor. Opozita e Bashkuar i bindet vetëm vendimeve që marrin qytetarët dhe jo interesave kriminale të pushtetit personal të Edi Ramës.
Opozita e Bashkuar është e vendosur t’i shërbejë vetëm interesit të qytetarëve. Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndimet e qarta të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit, si baza minimale për krijimin e një klime normale për zgjedhjet në Shqipëri.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu