Publikohet axhenda e samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë

0
Gjigandi

Të hënën do të mbahet në Tiranë samiti i Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Ky lloj samiti i një rëndësie të veçantë mbahet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së.

Kryeministria Shqiptare ka zbuluar edhe axhendën e këtij samiti.

Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve.

Në orën 11:30 fjala hapëse.

RonaTyra

Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE.

Në orën 13:30 fotografia familjare.

Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor.

Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë.

Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional.

Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp.

Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu