Më të mirët gabojnë përherë penalltitë, Franca mposht Anglinë dhe kalon në gjysëmfinale

0
Gjigandi

 

Franca mundi Anglinë këtë të shtunë në mbrëmje duke kaluar në gjysëmfinale.

Në një sfidë spektakolare, dy skuadrat kanë shfaqur një lojë shumë të mirë, duke krijuar raste nga një portë në tjetrën. Fillimisht ishin francezët ata që kishin iniciativën derisa gjetën golin  e avantazhit me anë të Çuameni.

Më pas, loja kaloi në kontrollin e britanikëve të cilët sulmuan më shumë dhe krijuan mundësi të mira, por gjetën rrjetën vetëm pas një penalltie të realizuar nga Kejn.

Një tjetër moment vrulli i Francës krijoi golin e 2-1 të realizuar nga Zhiru por nga ana tjetër, Hernandez shkaktoi penalltinë e radhës.

RonaTyra

Por këtë herë Kejn gaboi nga pika e bardhë duke fluturuar sferën mbi traversë.

Pavarësisht rasteve të krijuara, asnjë nga skuadrat nuk gjeti më rrjetën dhe kështu Franca shkon përsëri në katërshen më të mirë të turneut, ndërsa Anglia e mbyll këtu Botërorin e saj

i.b. / dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu