Alibeaj tërheq ankimimin, Apeli pushon çështjen për bashkimin e dy statuteve të PD

0
Gjigandi

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka bërë një hap pas për sa i përket vulës së Partisë Demokratike.

Ditën e sotme, kur po zhvillohej dhe seanca në gjyq, Alibeaj depozitoi kërkesën për pushimin e ankimimit të tij, përmes përfaqësuesit ligjor, Indrit Sefa.

Alibeaj kishte kërkuar bashkimin e dy statuteve të Kuvendit të 17-Korrikut të mbajtur nga ish-kreu i PD dhe 18-Dhjetorit të mbajtur nga kryedemokrati Sali Berisha.

Pas vendimit të Alibeaj, Gjykata e Apelit ka vendosur pushimin e çështjes për statutin e Partisë Demokratike.

“Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqsore që pritet të fillojë pas pak Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj cështje. Si fillim vlen të theksohet se kjo çështje eshte e natyres procedurale dhe tashmë i ka rënë aktualiteti. Gjykimi i sotëm për të cilin ne kërkojmë pushimin e çështjes, përcakton nësë kuvendi i Korrikut 2021 do të regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës. Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, vijimi i gjykimit të kësaj çështje thjesht pengon gjykimin e çështjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike. Në kushtet kur çështja është shndërruar në një artificë juridike që po zvarritet jemi të bindur se gjyqi i planifikuar për sot ndoshta është bërë pengesë për gjykimin e vendimit të Zhukrit. Që është në thelb dhe problematika kryesore që pret zgjidhje. Për të pershpejtuar dhënien e vendimit për këtë çështje ne kemi paraqitur një kërkesë për përshpejtim që në dt 31 maj. Zgjidhja perfundimtare nga gjykata për këtë çështje do të sjellë dhe qartësimin e shumë problematikave që kanë shoqëruar aktivitetin politik të PD gjatë ketyre muajve. Pa dashur të paragjykoj vendimin që do të marrin gjykatësit, nuk mund te rri pa përmendur që për kaq muaj me radhë është e çuditshme në mos e qellimshme zvarritja pa arsye të qartë të vendimit”, tha Sefa.

RonaTyra

Tashmë mbetet vetëm vendimi i marrë nga gjyqtari Agron Zhukri për vulën e Partisë Demokratike, vendim që njeh Sali Berishën si kryetar të PD-së.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu