Ndodh edhe kjo/ I arrestuari i “Plumbit të artë” nuk sillet në Gjykatën e Posaçme, ngatërrohet me…

0
Ndodh edhe kjo/ I arrestuari i “Plumbit të artë” nuk sillet në Gjykatën e Posaçme, ngatërrohet me…
Gjigandi

Ilirian Feci, 47 vjeçari i cili do duhet të dilte këtë të shtunë në seancë gjyqësore për masë sigurie, nuk është sjellë në ambientet e GJKKO për shkak të një ngatërrese.

Mësohet se policia e ka ngatërruar Fecin me një tjetër person të arrestuar, dhe në vend të Ilirianit ka sjellë në gjykatë këtë të shtunë një tjetër person.

Pas kësaj, Ilirian Feci që mbahej në qelitë e burgut të Shënkollit, është nisur drejt Tiranës.

Ilirian Feci është një prej të akuzuarve nga SPAK si i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, të cilat janë dokumentuar me prova pas “zbërthimit” të Nuredin Dumanit dhe “ushtarit” të tij Henrik Hoxhaj.

Sot, Nuredin Dumanit iu komunikua në spital masa ‘arrest në burg’, ndërsa Henrik Hoxhaj njihet me masën e sigurisë pasi të mbarojë procesi në gjykatë për 18 personat e tjerë të arrestuar nga SPAK në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu