Pas reagimeve të ashpra për shkak të gjestit të tij fyes me gisht, Ambasadori i Prezencës së OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt ka kërkuar ndjesë publike. “Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht”, ka shkruar Borchard në profilin e OSBE-së në Twitter. Incidenti ndodhi dje përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku protestuesit e Unazës së Re ishin mbledhur për të kërkuar lirimin e të arrestuarve. Borchardt, i cili dëgjoi thirrjet “Rama ik” dhe “Turp për ju”, u ngriti gishtin e mesit protestuesve, një xhest fyes i njohur botërisht për nënkuptimin e tij. Sjellja e diplomatit u dënua ashpër në opinionin shqiptar dhe e detyroi Borchardt të kërkojë ndjekë.