TIRANË- Ndeshja e sotme mes Romës dhe Feyenoord nuk i ka shpëtuar memeve. Në epiqendër janë figura të njohura në vend.
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk shpëtoi as nga përfshirja në këto meme.
‘Kur kalon nga qendra dhe përfshihesh gabimisht me turmën, jam shqiptar o bush’, ‘fut në kolaps gjithë vendin për një ndeshje futbolli, qeveria’, ‘i sharë ai që s’ua rrit gramin hollandezëve’- janë disa nga memet.
Sot është finalja Europiane e Conferencë League. Në orën 21:00 Roma-Feyenoord do të përballen në Arenën kombëtare në Tiranë. Por për fat të keq në kryeqytet ka pasur trazira.