Estelle Harris, e cila e ka luajtur rolin e nënës së George, Estelle Costanza, në “Seinfeld”, ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar përfaqësuesi i saj, Michael Eisenstadt.
Ajo ishte shfaqur në 27 episode të serialit në rolin e nënës së karakterit të portretizuar nga Jason Alexander.
Harris ka pasur gjithashtu një karrierë të fortë vokale dhe njihet si zëri i personazhit Mrs. Potato Head në vazhdimin e dytë, të tretë dhe të katërt të “Toy Story”.
#EstelleHarris, based known as George Costanza’s mom on #Seinfeld and Mrs. Potato Head in #ToyStory, passed away at age 93. https://t.co/wNPCU3cE1z pic.twitter.com/kNlPHOro09
– Nerdtropolis ® (@Nerdtropolis_) April 3, 2022
Njëherësh ka luajtur në shumë projekte të vogla dhe të mëdha të animuara, duke përfshirë edhe filmat, si “Brother Bear” (2003) dhe “Tarzan II” (2005) dhe serialet, si “Hercules”, “The Wild Thornberrys” e “Godzilla: The Series” (1998).
Karriera e saj ka filluar me punën komerciale dhe me dy role të vogla në filmat “Looking Up” dhe “Summerdog” në vitin 1977, ndërsa rolet më të rëndësishme filluan kah mesi i viteve të tetëdhjeta duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në rolin “Once Upon a Time in America” të Sergio Leones (1984). /
abc24.al
/