Kendall Jenner pozoi me fustan të gjatë dhe sandale, motrat e tallin për gishtat e këmbëve

0
Kendall Jenner pozoi me fustan të gjatë dhe sandale, motrat e tallin për gishtat e këmbëve
Gjigandi

Kendall Jenner ka postuar fotografi në Instagram, në të cilën ka pozuar me një fustan shumëngjyrësh që ia theksonte vijën trupore, megjithatë përmes përshkrimit ajo siguroi që të gjithë të fokusoheshin te këmbët.

Modelja u ka thënë ndjekësve të saj se do t’i bllokojë të gjitha komentet për gishtat e këmbëve.

Mirëpo, këtë paralajmërim nuk e kanë respektuar motrat e saj, Kylie Jenner dhe Khloe Kardashian.

Duke pozuar me një fustan të brendit Loewe me një printim të paqartë që nxjerr në pah figurën e saj të kombinuar me sandale të zeza, Kendall prezantoi pjesën e stilistit përmes një serie fotografish dhe videosh.

“Po i bllokoj të gjitha komentet për gishtat e këmbëve”, shkroi bukuroshja duke aluduar për gishtat e saj mjaft të gjatë.

RonaTyra

Khloe Kardashian nuk e ka humbur rastin ta ngacmojë motrën e saj të vogël duke shkruar i do gishtat e saj të mëdhenj, derisa edhe Kylie shpejt iu bashkua shakave duke postuar simbole të shputave me fjalët “i dua ato”. /

abc24.al

/

(Foto: Instagram/kendalljenner)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu