Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare vokalisti i “The Black Dahlia Murder”, Trevor Strnad

0
Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare vokalisti i “The Black Dahlia Murder”, Trevor Strnad
Gjigandi

Trevor Strnad, vokalisti dhe bashkëthemeluesi i grupit të Michiganit, “The Black Dahlia Murder”, u nda nga jeta në moshën 41-vjeçare.

Informacioni i tillë është shpërndarë nga kolegët e tij përmes rrjeteve sociale.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Trevor Scott Strnad. Ai ishte i dashur nga të gjithë ata që e njihnin. Një enciklopedi rreth muzikës. Ai ishte një shkrimtar dhe një nga argëtuesit më të mëdhenj në botë”, thuhet në deklaratë.

Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë akoma i ditur.

RonaTyra

Ndonëse arsyeja e vdekjes së tij nuk u bë e qartë, në fund të postimit është një linjë ndihmëse për parandalimin e vetëvrasjeve, pasi gjithçka tregon se vokalisti ka kryer vetëvrasje.

Strnad realizoi nëntë albume me grupin gjatë karrierës së tij njëzetvjeçare.

Ata u pozicionuan menjëherë si një nga grupet më të rëndësishme amerikane falë albumeve si “Nocturnal”, “Deflorate” dhe “Ritual”.

Albumi i tyre i fundit ishte “Verminous”, i publikuar në vitin 2020.

/abc24.al/

Trevor Strnad (Foto: Marca)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu