Farrah Forke ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga një mik i ngushtë i aktores për revistën People duke thënë që vdiq në shtëpinë e saj në Teksas, më 25 shkurt.
Forke, e cila kishte luftuar në heshtje me kancerin gjatë viteve të fundit ishte e rrethuar nga më të dashurit e saj në ditën e vdekjes.
Foto: Shutterstock
Në vend të luleve, familja e së ndjerës ka kërkuar që të bëhen donacione për Shoqatën Amerikane të Kancerit ose për një bamirësi që ata zgjedhin.
E njëjta ka lindur në Corpus Christi, Teksas, në vitin 1968.
Pasi filloi karrierën e aktrimit në “The Rocky Horror Picture Show”, ajo më vonë u zhvendos në New York, ku studioi në Institutin e Teatrit dhe Filmit ‘Lee Strasberg.
Foto: Shutterstock
Farrah bëri debutimin e saj në ekran në vitin 1991 në “Brain Twisters”.
Roli më i dukshëm i aktores ishte si Alex Lambert në “Wings”.
Foto: Shutterstock
Forke la karrierën e aktrimit për të rritur binjakët e saj, Chuck dhe Wit.
/abc24.al/