Ndërron jetë 56-vjeçari me koronavirus në Kukës

0
Gjigandi

Një 56-vjeçar nga fshati Topojan i Kukësit ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Burime konfirmojnë se prej disa kohësh ishte i shtruar në spitalin Infektiv, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me kronavirus dy persona në qytetin e Kukësit. Rasti i jetës së humbur dhe të të prekurve priten të konfirmohen në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ditën e djeshme, humbën jetën 3 pacientë dhe 99 raste të tjerë dolën pozitivë me Covid-19.

Ndërkohë që aspak e mirë është gjendja dhe në të dy spitalet Covid ku po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar. Është hera e parë që prej fillimit të pandemisë që numri i personave të shtruar në spital është më shumë se 100.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu