Dy vjet pa legjendën e futbollit
Sot mbushen dy vjet që kur nga jeta u nda legjenda shqiptare e futbollit Fadil Vokrri.
Për nder të veprimtarisë së Vokrrit, nga ora 09:00 do të bëhen homazhe pranë varrit të tij, në varrezat e qytetit të Prishtinës, ndërsa në ora 13:00 publikohet buceta fituese e shtatores së Fadil Vokrrit, të cilin do ta shpalosin kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi.
Fadil Vokrri ishte njëri nga futbollistët më të mirë shqiptarë dhe më i merituari për formimin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA.