Mysafirja e parë dhe e fundit e Ellen DeGeneres, Aniston ka folur për martesën dhe shkurorëzimin …

0
Mysafirja e parë dhe e fundit e Ellen DeGeneres, Aniston ka folur për martesën dhe shkurorëzimin …
Gjigandi

Jennifer Aniston ka qenë mysafire në episodin e fundit të “The Ellen DeGeneres Show”, ku mes tjerash ka bërë shaka për një situatë mjaft të rëndë në jetën e saj personale.

Ylli i “Friends”, e cila ka qenë edhe e ftuara e parë në këtë emision kur u shfaq në vitin 2003, është ftuar plot 20 herë që atëherë dhe tani ajo dhe nikoqirja i kanë kthyer sytë pas në 19 vitet e fundit.

“Epo, u shkurorëzova dhe shkova në terapi”, ka deklaruar Aniston me shaka duke aluduar për divorcin nga ish-bashkëshorti i saj, Brad Pitt.

Hamshori hollivudian derisa po xhironte filmin “Mr. & Mrs. Smith” nisi një lidhje dashurie me Angelina Jolie dhe pastaj u nda nga Jennifer.

RonaTyra

“Më pas bëra një film të quajtur ‘The Break-Up’ (‘Ndarja’). Isha buzë greminës, disi, por i thashë vetes se do të ktheja gjithçka në favor timin. Thashë: ‘Le të përfundojmë gjithçka dhe të fillojmë nga e para’ dhe funksionoi shkëlqyeshëm”, ka treguar 53-vjeçarja.

Aktorja më pas gjeti lumturinë krah Justin Theroux, nga i cili po ashtu u divorcua më vonë, por ende i konsideron të dyja martesat e saj “të suksesshme”.

“Kur arritëm në fund, bëmë zgjedhjen sepse donim të ishim të lumtur dhe lumturia nuk ekzistonte më në atë kombinim”, ka shpjeguar ajo.

Ndryshe, pas lajmit se Jennifer Lopez është pajtuar dhe ka rinisur një lidhje dashurie me ish-partnerin Ben Affleck, fansat e Aniston dhe Pitt janë duke kërkuar që një gjë e ngjashme t’u ndodhë atyre. /

abc24.al

/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu