Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija, me ekipin e Hannoverit, u kthen duarthatë.
Ata si mysafirë pësuan humbje me rezultat 3:2 nga Darmstadt, në kuadër të javës së 31-të të Bundesliga II në futboll.
Muslija ka luajtur nga minuta e 68-të por nuk ia dolën që të marrin pikë.
Darmstadt është në vend të pestë me 48 pikë dhe Hannoveri i teti me 42 sosh.
Muslija dhe Hannoveri duarthatë