Pasojat e Covid-19 numri i të varfërve ekstremë në botë mund të kapërcejë 1 miliard

0
Gjigandi

Dëmi ekonomik, i shkaktuar nga pandemia COVID-19 mund të zhysë në varfëri ekstreme  edhe 400 milionë njerëz sipas një studimi të King’s College London.

Në skenarin më të keq, thuhet aty, do të ketë humbje të të ardhurave për frymë në masën  20 për qind dhe numri i atyre që jetojnë  me 1.90 dollarë në ditë mund të rritet në më shumë se një miliard.
Për më tepër, 3.7 miliardë njerëz, apo më shumë se gjysma e popullsisë së botës – rrezikojnë rënie të të ardhurave të tyre nën 5.50 dollarë në ditë. “Perspektiva për më të varfërit në botë duket e zymtë nëse qeveritë nuk bëjnë më shumë për ta. Përparimi në zvogëlimin e varfërisë mund të kthehet 20 deri në 30 vjet prapa dhe ta bëjë thjesht një ëndërr qëllimin e Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund këtij fenomeni”, tha Andy Sumner, një nga autorët e raportit.
Më të rrezikuarat nga tërmetet ekonomike që shoqërojnë pandeminë, konsiderohen India, Indonezia, Pakistani, Bangladeshi  e Filipinet. Sumner këshillon të veprohet shpejt e të krijohet një komision global mbi varfërinë dhe Covid 19 i cili të identifikojë nivelin e nevojshëm të financimit për të ndihmuar në shmangien e një skenari të tillë si dhe të shihet se çfarë ndihme mund të japin vendet e pasura.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu