Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi e ka komentuar suksesin e madh të Liverpoolit, skuadër kjo e cila u shpall së fundmi kampion i Premierligës.
Pas 30 vitesh pritje, “Të Kuqtë” janë shpallur kampion në Premierligën angleze, duke rikthyer një gëzim të madh te tifozët e skuadrës.
Suksesin e Liverpoolit dhe të trajnerit Jurgen Klopp e ka komentuar edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i cili ka vetëm lëvdata për Kloppin.
“Liverpooli ka bërë inovacion në futboll, tifozët e tyre bën tifozëllëk të madh. Interesant është fakti se presin 30 vite të bëhen kampion”, u shpreh Munishi në “Dueli Sportiv”.
“Klopp është i lindur të jetë trajner i Liverpoolit. E kam ditur se do të ketë sukses. Edhe mua më krahasojnë ndonjëherë me të”, tregoi ai.
“Ne mësojmë shumë nga këta trajnerë”, shtoi Munishi.