Mungesa e stafit mbetet problemi kryesor i turizmit në Shqipëri dhe Kosovë, tur-operatorët kërkoj…

0
Mungesa e stafit mbetet problemi kryesor i turizmit në Shqipëri dhe Kosovë, tur-operatorët kërkoj…
Gjigandi

Në Tiranë u mbajt Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Mjedisit, me qëllim krijimin e lidhjeve të bashkëpunimit mes bizneseve të këtij sektori.

Gjatë këtij panairi janë paraqitur edhe disa kërkesa të tur-operatoreve të Shqipërisë dhe Kosovës, drejtuar qeverive të vendeve përkatëse për mbështetje financiare.

Ata kërkojnë mbështetje si në Maqedoninë e Veriut, ku sektori i turizmit në këtë shtet u ndihmua me 365 milion euro, për shkak të krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Në emisionin “Mirëmëngjes” në ‘Euronews Albania”, zëvendës kryetari i Unionit Turistik në Shqipëri, Fatos Cerenishti tha se shërbimet dhe mungesa e stafit të kualifikuar mbetet një ndër problematikat në këtë sektor.

“Sektori i hotelerisë në bregdet ka ende shumë probleme, shërbimet në këto sektorë nisin që nga institucionet arsimore, sepse studentët e shkollave profesionale nuk kanë nivelin e duhur për të punuar në bizneset tona”, u shpreh ai.

RonaTyra

Sipas Cerenishtit, qytetarët duhet të jenë më miqësore me ambientin dhe nënvizoi faktin se biznesit duhet t’i kushtohet rëndësia e duhur.

Ndërsa, Kreu i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti deklaroi se edhe në Kosovë, mungesa e stafit të kualifikuar përbën problem për sektorin e turizmit.

“Kosova ka të njëjtën problematikë duke pasur parasysh edhe pjesën e stafit të kualifikuar. Po bëjmë çmos që të shikojmë opsione dhe mundësi të ndryshme sa i përket edukimit të stafikut të kualifikuar. Kosova ka mungesa të tilla”, sipas tij.

Përfaqësuesi i odës ekonomike në Maqedoninë e Veriut, Hajrullah Hasani tha se bashkëpunimi rajonal në këtë sektor është i nevojshëm, sidomos në kohë krizash. /Euronews Albania

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu